Gjermani, hapet Panairi më i madh i ëmbëlsirave dhe biskotave në botë

Kompani nga shumë vende, përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Spanjën dhe Turqinë po ekspozojnë produktet e tyre në Panairin e Këlnit.

Panairi i 51-të Ndërkombëtar i ëmbëlsirave dhe biskotave (ISM), i cili konsiderohet si panairi më i madh në botë në këtë sektor, është hapur në qytetin e Këlnit të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompani nga një sërë vendesh, përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Spanjën dhe Turqinë, po ekspozojnë prodhimet e tyre në Qendrën e Panairit në Këln.

Kryetari i Bordit të Shoqatës së eksportuesve të drithërave, bishtajoreve, farave vajore dhe produkteve të tjera të Stambollit (IHBIR), Haluk Okutur tha se ata gjithashtu prezantuan produkte turke me cilësi të lartë si ëmbëlsirat dhe çokollatat në botë.

Ai theksoi se kompanitë turke i kushtojnë rëndësi të madhe këtij panairi ndërkombëtar.

“Ky panair është një panair i pazëvendësueshëm për Turqinë. Kompanitë turke me produktet, markat, shërbimet dhe cilësinë e tyre i japin vlerë këtij panairi”, tha Okutur.

Panairi në Këln do të jetë i hapur deri më 2 shkurt.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme