Gjermani, meteorologët paralajmërojnë stuhi dhe mundësi për tornado

Shërbimi meteorologjik parashikon reshje të dendura shiu dhe breshër në Gjermaninë perëndimore dhe veriperëndimore ndërsa në disa zona priten erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Gjermanisë paralajmëroi sot se në perëndim të vendit mund të ndodhin stuhi të forta në fund të ditës dhe të premten mbrëma, me mundësi për tornado.

Shërbimi meteorologjik DWD ka parashikuar reshje të dendura shiu dhe breshër në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Gjermanisë ndërsa në disa zona të enjten priten erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Të premten, një stuhi që lëviz në lindje nga Franca fqinje mund të rezultojë në reshje “ekstreme” në rajonet qendrore.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri të shtuar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën pjesë të Gjermanisë dhe Belgjikës në korrik të vitit të kaluar.

Gjermania, si dhe shumë nga fqinjët e saj evropianë, ka përjetuar pranverë më të ngrohta dhe më të thata këtë vit se zakonisht, me pak reshje shiu dhe shumë ditë me diell.

Kategoritë
BotaLajme