Gjermani, një i plagosur dhe një i arrestuar nga të shtënat në një shkollë

Policia gjermane tha se një person është plagosur nga të shtënat në një shkollë të mesme në qytetin verior Bremerhaven.

Policia gjermane njoftoi se një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në qytetin verior Bremerhaven.

Policia tha se incidenti ka ndodhur sot herët në shkollën e mesme Lloyd ndërsa është arrestuar një i dyshuar.

Zëdhënësja e policisë tha se hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Kategoritë
BotaLajme