Enti federal i statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka publikuar të dhëna të përkohshme për porositë e fabrikave për muajin shtator, të cilat janë matës kryesor i kërkesës në ekonominë e vendit.
Porositë e fabrikave në Gjermani u rritën për 1.3 për qind në shtator krahasuar me muajin e kaluar dhe 9.7 për qind në nivel vjetor.
Enti federal i statistikave të Gjermanisë (Destatis) ka publikuar të dhëna të përkohshme për porositë e fabrikave për muajin shtator, të cilat janë matës kryesor i kërkesës në ekonominë e vendit.
Porositë për produktet e prodhuara në vend u rritën me 1.3 për qind në shtator në krahasim me një muaj më parë.
Gjithashtu, porositë e fabrikave janë rritur me 9.7 për qind krahasuar me shtatorin 2020.
Tregjet prisnin një rritje prej 2 për qind në porositë e fabrikave në baza mujore.
Në njoftimin e Destatis thuhet se porositë në shtator 2021 ishin 8.6 për qind më të larta se porositë në shkurt 2020, muaji i fundit para fillimit të epidemisë.
Thomas Gitzel, krye-ekonomist i VP Bank tha se ka ende mungesë të mallrave për prodhim në industrinë gjermane.
Ai shtoi se ka mjaft porosi në industri për të vazhduar prodhimin me kapacitet të plotë.
“Megjithatë, kur mungojnë pjesët, prodhimi zvogëlohet”, shpjegoi Gitzel.
Më 27 tetor, për shkak të pasojave negative të pandemisë së COVID-19 dhe problemeve në zinxhirin e furnizimit, qeveria gjermane rishikoi pritshmërinë e rritjes në 2.6 për qind, pas rritjes së pritur më parë prej 3.5 për qind.