Gjermani, shkon mbi 8 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar 8 milionë.

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 34.145 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 8.122.000 numrin e përgjithshëm të rasteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 30 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 115.649.

Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona në vend u përcaktua të jetë 528.2 ndërsa numri i rasteve aktive u regjistrua të jetë në 884.500.

Gjatë fushatës së vaksinimit në Gjermani 62.4 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 60.5 milionë dozën e dytë. Numri i personave që kanë marrë dozën përforcuese është rritur në 39.2 milionë.

Kategoritë
BotaLajme