Rregulloret e reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë specifikojnë se përdorimi i këtij slogani do të skualifikojë individët që të mos bëhen shtetas gjermanë.
Gjermania do t’u mohojë shtetësinë individëve që ndajnë, pëlqejnë ose komentojnë sloganin “Nga lumi në det” në mediat sociale, i cili lidhet me mbështetjen për Palestinën, transmeton Anadolu.
Radioja dhe Televizioni i Gjermanisë së Veriut (NDR) tha se individët që në mediat sociale përdorin, pëlqejnë ose komentojnë sloganin “Nga lumi në det” nuk do të kenë të drejtë për nënshtetësinë gjermane.
Rregulloret e reja të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë specifikojnë se përdorimi i këtij slogani do të skualifikojë individët që të mos bëhen shtetas gjermanë.
Rrënjët e sloganit datojnë që në vitet 1960, duke kërkuar çlirimin e plotë të Palestinës nga lumi Jordan deri në Detin Mesdhe.
Ky vendim vjen pas miratimit të ligjit të dyshtetësisë gjermane më 27 qershor.