“Gjermania është kthyer në rrugën e duhur”, Merz i çon mesazh Trumpit

Kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz thotë se Evropa mund të mbështetet në vendin e tij dhe bën thirrje për një përgjigje të përbashkët ndaj tarifave të Trump, ka raportuar BBC

Si kujtesë, Bashkimi Evropian ka votuar në favor të vendosjes së tarifave për disa mallra të importuara nga SHBA.

Merz thotë se Trump ka lëshuar turbulenca të reja në tregjet financiare, duke paralajmëruar se “nuk e dimë se ku të çon kjo”.

“Gjermania do të përmbushë detyrimet e saj në drejtim të mbrojtjes dhe Gjermania është e gatshme të forcojë konkurrencën [tonë]”, shton ai gjatë një ngjarjeje në të cilën ai prezantoi prioritetet e koalicionit të tij.

Kategoritë
BotaLajme