Gjermania heton dy zyrtarë të lartë të ministrisë, të spiunuar për Rusinë?

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë i ka kërkuar një agjencie të inteligjencës që të hetojë dy zyrtarë të lartë të ministrisë mbi akuzat për spiunazh për Rusinë, raportoi Die Zeit.

Shërbimet gjermane të inteligjencës hapën një hetim pasi zyrtarë të lartë në ministrinë e ekonomisë shprehën shqetësimin. Dy nëpunës civilë kanë tërhequr vëmendjen e kolegëve të tyre duke treguar “simpati për pozicionin rus” për çështjet e politikës energjetike, përfshirë vendimin për të bllokuar miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani, shkruan The Guardian.

Raporti thotë se zyrtarët janë “emocionalisht afër Rusisë”, megjithëse autoritetet ende nuk kanë prova të forta për spiunazh ose korrupsion.

Kategoritë
BotaLajme