Gjermania i heq privilegjet shtetërore ish-kancelarit Schroeder të kritikuar për lidhjet me Rusinë

Schroeder është kritikuar rëndë për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Moskën dhe presidentin rus Vladimir Putin

Gjermania vendosi ta largojë zyrën dhe stafin e ish-kancelarit Gerhard Schroeder sot pas presionit në rritje nga mediat dhe politikanët pro-ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti buxhetor i parlamentit ra dakord për rregulla të reja për privilegjet shtetërore të ish-kancelarëve, tha ligjvënësi i Partisë së Gjelbër Sven Kindler në Twitter.

Ish-kancelarët do të kenë një zyrë dhe staf vetëm nëse kanë detyrime të vazhdueshme pas përfundimit të mandatit, sipas rregullave të reja.

Kindler tha se duke qenë se Schroeder nuk ka detyrime të vazhdueshme, ai nuk do të ketë më një zyrë.

Schroeder është kritikuar rëndë pas operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Moskën dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Socialdemokrati shërbeu si kancelar nga viti 1998 deri në 2005.

Kategoritë
BotaLajme