“Përqindja shumë e lartë e pjesëmarrjes në zgjedhje tregoi se qytetarët turq në veçanti i vlerësojnë dhe i shfrytëzojnë shumë këto standarde demokratike”, deklaroi Sasse.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e Gjermanisë, Andrea Sasse, tha se shkalla e lartë e pjesëmarrjes në votime në Türkiye tregon se qytetarët turq i vlerësojnë shumë këto standarde demokratike.
Sasse dhe zëdhënësi i qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit, vlerësuan zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mbajtura dje në Türkiye.
“Përqindja shumë e lartë e pjesëmarrjes në zgjedhje tregoi se qytetarët turq në veçanti i vlerësojnë dhe i shfrytëzojnë shumë këto standarde demokratike”, deklaroi Sasse.
Duke kujtuar se edhe vëzhguesit e OSBE-së ndjekin zgjedhjet në Türkiye, Sasse tha se do të priten raportet e vëzhguesve për të vlerësuar procesin zgjedhor.
Ndërkaq, zëdhënësi i qeverisë Hebestreit tha se askush nuk është kundër funksionimit të proceseve demokratike.
“Për momentin ne nuk shohim ndonjë ndikim apo vonesë në vendimet e rëndësishme ndërkombëtare. Ky është procesi standard në demokraci dhe ne e konsiderojmë gjë të mirë,” tha Hebestreit.
Ai tha se ka marrë informacion për zgjedhjet në Türkiye nga këshilltari për politikën e jashtme të kancelarit Olaf Scholz, Jens Plötner.
“Ne kemi një përfaqësi konsullore në Türkiye. Sigurisht, informacioni është dhënë duke vlerësuar të gjitha burimet e hapura”, shtoi ai.