Gjermania regjistron rekord të inflacionit në vitin 2022, më i larti në 70 vite

Inflacioni në vitin 2022 në Gjermani arriti në 7.9% sipas të dhënave preliminare të publikuara të martën nga zyra federale e statistikave, transmeton Gazeta Metro.

Gjermania ka shënuar inflacioni  më të lartë vjetor në më shumë 70 vite. Hera e fundit kur inflacioni ishte në këtë nivel ishte në vitin 1951, kur arriti në 7.6% para se të shpërthente rritja ekonomike e pas Luftës së Dytë Botërore. Inflacioni vjetor në vitin 2001 ishte në 3.1%.

Çmimet në ngritje të energjisë dhe ushqimeve për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë ishte një prej shkaktarëve.

Shtrenjtimi i çmimeve ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve. Shumë sindikata gjermane kishin vepruar me sukses për rritje pagash më të larta se mesatarja në tre muajt e fundit për të zbutur efektin e inflacionit.

Në ndërkohë, shifrat e papunësisë në ekonominë më të madhe europiane u rritën në 2.45 milionë, apo 5.4%. Kjo është rreth 0.1 % më e lartë se pika më e lartë në nëntor, megjithëse një rrite nuk është e jashtëzakonshme në fund të vitit kur edhe skadojnë kontratat e përkohshme.

Kategoritë
BotaLajme