Gjermania shmang recesionin, por jo inflacionin: Qytetarët shtojnë shpenzimet

Ekonomistët gjermanë janë çuditur kur kanë parë rritje ekonomike të vendit në tremujorin e fundit të këtij viti. Një nga shkaqet, sipas tyre, është se qytetarët gjermanë kanë shpenzuar dhe jo kursyer, duke sjellë optimizëm te biznesi.

Politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria federale gjermane kanë dhënë frytet e tyre për të shmangur një recesion të mundshëm në Gjermani, teksa inflacioni vijon të mbetet shqetësim.

Ekspertët gjermanë të financave thonë se statistikat tregojnë se në tremujorin e fundit të këtij viti, shifrat paraqesin rritje ekonomike, por shqetësim mbetet norma dyshifrore e inflacionit.

Kriza energjitike që po vuan gjithë kontinenti si dhe pandemia më herët që ndikoi në zinxhirët e furnizmit kanë sjellë pasojat e tyre në çmimet e prodhimeve të ndryshme.

Qeveria gjermane ka ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbrojtur qytetarët e saj nga kriza duke nxjerrë paketa të ndryshme ndihme që kapin shifrën e mbi 200 miliard eurove.

Zyrës federale e statistikave në Gjermani thotë se çmimet e konsumit në muajin tetor ishin 11.6% më të larta se një vit më pare, ndërsa norma e inflacionit është në kuotën 10.9%.

Ekonomistët parashikojnë se inflacioni do të mbetet dyshifror edhe për disa muaj, ndërsa kjo normë ushtron presionin edhe mbi Bankën Qendrore Evropiane për rritjen e normave të interesit.

Ndërkohë, ekonomistët janë tronditur kur panë se statistikat tregonin se produkti kombëtar bruto pësoi një rritje të papritur prej 0.3% gjatë tremujorit të tretë, krahasuar me atë më herët.

Sipas zyrës së statistikave, ekonomia gjermane është e fuqishme, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike globale.

Sipas ekspertëve, nxitësi kryesor i prodhimit ekonomik në tremujorin e tretë ishin shpenzimet konsumatore private.

 

Kategoritë
BotaLajme