Gjiganti anglez po planifikon të nënshkruajë me Messin

Chelsea raportohet se mund të bëjë një lëvizje për Lionel Messin.

Ylli argjentinas është i lidhur me një largim nga Paris Saint-Germaini në verë, kur edhe i skadon kontrata që ka me parisienët.

Ngjarjet e fundit, përfshirë vendimin për suspendimin e klubit për suspendimin e tij prej dy javësh, duket se gjasat që ai të largohet nga “Parc des Princes” janë rritur edhe më shumë.

Chelsea, klub që kishte shfaqur interesim për Messin edhe gjatë kohës sa ai ishte pjesë e Barcelonës, raportohet se edhe tani ka interesim 35-vjeçarin.

Barcelona besohet se është favorit për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës, por pronari i “Bluve”, Todd Boehly, po planifikon gjithashtu ta sjellë atë në “Stamford Bridge”.

Sipas “Football London”, pronari amerikan është i prirur për të siguruar edhe një nënshkrim të madh përpara sezonit 2023/24, pas një sezoni të dobët për klubin.

Messi gjithashtu thuhet se ka oferta në tryezë nga Arabia Saudite dhe ShBA, teksa ai pritet të konfirmojë të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit aktual.

Kategoritë
Sport