Kompania kombëtare hekurudhore Deutsche Bahn ka nevojë të dëshpëruar për një fuqi të re punëtore këtë vit. Për këtë arsye ata kanë bërë të ditur se janë në kërkim të 25 mijë punëtorëve të rinj.
Rreth nëntë mijë prej tyre do të caktohen në punë që janë të reja dhe që sapo futen, raportojnë mediat gjermane.
Sipas drejtorit të kësaj kompanie, synimi është përmirësimi i cilësisë së biznesit, dyfishimi i numrit të pasagjerëve dhe kryerja e një remonti të përgjithshëm të infrastrukturës pjesërisht të rrënuar.
Rekrutimi i paralajmëruar i punëtorëve është një sfidë e vërtetë duke pasur parasysh mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani që u diskutua. Sipas drejtorit, “tregu i punës është bërë më i shtrënguar dhe më konkurrues”.
Në vitin 2023, ata duan të punësojnë profilet e mëposhtme: 5,500 kursantë dhe studentë, 4,200 specialistë të mirëmbajtjes së hekurudhave dhe mjeteve hekurudhore, 3,000 punonjës të projekteve të ndërtimit dhe mbikëqyrjes së kantierit, 2,100 drejtues treni, 1,600 dispeçer, 2,200 punonjës të shërbimit të trenave dhe 2,00 specialistë të IT.
Punonjësve të DB-së u ofrohen përfitime të ndryshme. Që nga pranvera, ata kanë ofruar ulje udhëtimesh për partnerët e punonjësve të tyre.
Anglishtja bëhet gjuha zyrtare e punës
Deutsche Bahn ka krijuar rreth 5000 vende të reja pune në vitin 2022. Duke pasur parasysh mungesën e punëtorëve në Gjermani, kompania do të përpiqet të sjellë punëtorë nga jashtë.
Gjuha gjermane, e cila ka penguar shumë punëtorë nga jashtë në punësim, duket se nuk është e nevojshme në disa punë.
“Në të ardhmen do të sillen gjithnjë e më shumë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, për shembull nga Evropa Jugore, shumë vende të Ballkanit dhe Turqia.
“Në çdo rast, anglishtja është në rritje si gjuhë pune, veçanërisht në sektorin e IT-së”, tha drejtori i Deutsche Bahn për mediat gjermane.