Gjilani fiton derbin ndaj Prishtinës, Drita dhe Ballkani nuk gabojnë – vazhdojnë “luftën” për titull

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultatin 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Golat për ekipin e Gentian Mezanit i shënuan: Shabani, Ismajli dhe Bilalli.

Kurse të vetmin për vendasit e shënoi Nimani në minutën e 61’të.

Fitore në këtë xhiro arritën edhe dyshja që po luftojnë për titull, Ballkani dhe Drita.

Ballkani mposhti Feronikelin me rezultatin 0:2. Kurse Drita fitoi ndaj Lirisë më rezultatin 4:2.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 59 pikë, kurse Drita në pozitën e dytë me 57 pikë.

Gjilani me fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, tri më shumë se Feronikeli që është në zonën e barazhit.

Kategoritë
Sport