Gjilani mposhtet në Letoni, përshëndetet nga Conference League

SC Gjilani është eliminuar nga Conferencë League pasi sot u mund në udhëtim tek Liepaja, me rezultat 3-1, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e gjilanasve prej 1-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra nga Letonia kalon në rundin tjetër të garës së tretë të rëndësishme evropiane.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll pa gola, derisa katër gola u shënuan në fraksionin e dytë.

Karasausks (49’) nga penalltia kaloi skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0, por vetëm dy minuta më vonë gjilanasit barazojnë rezultatin në 1-1 me golin e Krasniqit.

Belakovic (64’), kaloi për të dytën herë në epërsi Liepajën, me rezultat 2-1, derisa golin që e eliminoi Gjilanin e realizoi Dodo (88’) nga pika e bardhë.

Kategoritë
LajmeSport