Komuna e Gjilanit ka njoftuar sot se ka ndaluar eskursionet e nxënësve jashtë shtetit.
Ky vendimi i komunës ka ardhur në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës së Gjilanit.
Arsyet e ndalimit të ekskursioneve janë sipas komunës konsumimi i substancave narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative.
Më poshtë njoftimi zyrtar i komunës së Gjilanit:
Gjilan, 2 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e eskursioneve të nxënësve jashtë shtetit.
Këtë vendim, kreu i Gjilanit tha se e ka marrë në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës.
“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!”, ka thënë kryetari Hyseni.”