Gjimnastja e talentuar (23) humbi jetën pas rënies nga 80 metra, po bënte një fotografi

Gjimnastja e talentuar çeke, Natalie Stichova (23), humbi jetën pas rënies nga një lartësi prej 80 metrash afër kështjellës Neuschwanstein në Gjermani. Vdekja tragjike tronditi sportin çek pasi Stichova e talentuar, një gjimnaste e njohur në vendin e saj, humbi jetën gjatë përpjekjes për të bërë një fotografi në majë të kështjellës.

Shumë aktive në rrjetet sociale, Natalie shpesh postonte fotografi duke shijuar natyrën, por tani, xhirimi i një prej këtyre fotografive i kushtoi jetën.

Stichova ra nga një lartësi prej 80 metrash në malet Tegelberg, ku kishte shkuar për të parë kështjellën e famshme gjermane Neuschwanstein.

Sipas miqve të saj, kjo gjimnaste e talentuar u afrua shumë afër buzës së malit ndërsa përpiqej të bënte fotografinë e dëshiruar përpara kështjellës dhe gjatë këtij momenti humbi ekuilibrin. Me të në momentin e aksidentit ishin dy shoqe dhe i dashuri i saj, David.

Aksidenti ndodhi më 15 gusht, por Natalie ishte për ditë me radhë në gjendje kritike në spital ku u transportua menjëherë pas ngjarjes tragjike. Fatkeqësisht, familja u detyrua të ndërpresë mbajtjen në jetë të gjimnastjes së re për shkak të dëmtimit të pariparueshëm të trurit, dhe lajmin për vdekjen e saj e konfirmuan nga klubi i saj Sokol Pribram.

Natalie ishte një yll i njohur sportiv në vendin e saj dhe një përdoruese aktive e rrjeteve sociale. Ajo shpesh ndante fotografi që kishte bërë në majat e maleve. Kohët e fundit, ajo kishte filluar të stërviste edhe sportistë të rinj.

Kategoritë
Sport