Gjuha Rome drejt zyrtarizimit në Komunën e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim përfaqësuesit e “Grupit të Intelektualëve Romë në Komunën e Prizrenit” dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare e shoqërisë civile, kërkesa e të cilëve ishte që gjuha rome të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunë.

Me këtë rast, Kryetari Totaj tha se përfshirja e gjuhës rome në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit, do të trajtohet me seriozitetin maksimal, për ta shtyrë përpara si proces i cili është neglizhuar në të kaluarën.

Totaju shpreh se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Po ashtu ai shtoi se ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritete të Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Kategoritë
LajmeVendi