Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Në këtë takim raportohet që Gjuriq dhe Hill kanë biseduar për bashkëpunimin dhe raportet në mes të Serbisë dhe SHBA-së
SHBA para votimit të qeverisë se re të Serbisë ka shprehur zhgënjimin e saj që Aleksander Vulin dhe Nenad Popovic, të dy të sanksionuar nga SHBA, ishin propozuar si emra për të marrë pozita në Qeverinë e re serbe.
Pavarësisht kësaj, Vulin është emëruar zëvëndëskryeministër dhe Nenad Popovic, ministër pa portofol dhe qeveria e re serbe ka marrë vulën e parlamentit serb.