Gjykata bllokon përkohësisht Trumpin që të dërgojë 2200 punonjës të USAID me leje të detyruar

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me qindra punonjës të detyruar të largohen dhe me mbylljen e financimeve, agjencia “ka pushuar së ekzistuari”, tha një zyrtar.

Administrata e Presidentit Trump dhe aleati i tij Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit, janë përqëndruar më shumë deri më tani tek USAID-i, në një sfidë të pashembullt për qeverinë federale dhe shumë prej programeve të saj.

Administrata u tha zyrtarëve të mbetur të USAID-it të enjten pasdite se kishte në plan të shkurtonte personelin, duke lënë në punë më pak se 300, nga mijëra punonjësit e saj nëpër botë.

Më vonë të enjten, u finalizua një listë me 611 punonjës të cilët do të vazhdonin të ishin në punë, shumë prej tyre për të menaxhuar kthimin në shtëpi të personelit, kontraktorëve dhe familjeve të tyre jashtë vendit, thanë zyrtarët.

Kategoritë
BotaLajme