Gjykata e Apelit Durrës miraton masën e sigurisë arrest me burg ndaj themeluesit të platformës Thodex

Në seancën e sotme u shqyrtua vendimi që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg në fillim të shtatorit, ku edhe apeli vendosi qëndrimin e Özer në paraburgim.

Gjykata Apelit Durrës ka miratuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, raporton Anadolu Agency(AA).

Në seancën e sotme u shqyrtua vendimi që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e cila vendosi masën e sigurisë arrest me burg në fillim të shtatorit, ku edhe apeli vendosi qëndrimin e Özer në paraburgim.

Gjyqtari Florjan Kalaja tha se gjykata vendosi miratimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan).

Kalaja theksoi se kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Türkiye dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri, i akuzuar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.

Kategoritë
LajmeRajoni