Vendimi vjen pas kërkesës së gjykatës së OKB-së për të kontribuar në rastin, i cili u iniciua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë leje Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) për të marrë pjesë në procedurat këshillimore në lidhje me detyrimet e Izraelit në Territorin e Pushtuar Palestinez, transmeton Anadolu.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka autorizuar Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC), me kërkesën e saj, të marrë pjesë në procedurat këshillimore mbi detyrimet e Izraelit në lidhje me praninë dhe aktivitetet e OKB-së, Organizatat Ndërkombëtare të Tjera dhe Shtetet e Treta në lidhje me Territorin Palestinez të Pushtuar”, tha gjykata e OKB-së.
Vendimi vjen pas kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kontribuar në rastin, i cili u iniciua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjyqtarja Julia Sebutinde, deklaroi se blloku OIC duket se do të sigurojë informacionin përkatës mbi çështjen ligjore para gjykatës, sipas nenit 66 të Statutit të gjykatës.
Prandaj, blloku OIC është autorizuar të dorëzojë një deklaratë me shkrim deri në afatin e fundit të 28 shkurtit të caktuar nga gjykata.
Gjykata akoma nuk ka përcaktuar hapat e mëpasshme procedurale të çështjes.
Procedurat këshillimore janë pjesë e përpjekjeve më të gjera ligjore për të shqyrtuar përgjegjësitë e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar në lidhje me veprimet e tij në territoret palestineze.
OIC, një bllok prej 57-anëtarësh që përfaqëson vendet me shumicë muslimane, vazhdimisht ka mbrojtur të drejtat palestineze dhe ka marrë një rol aktiv në përpjekjet ndërkombëtare ligjore dhe diplomatike për këtë çështje.
Opinionet këshillimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, derisa nuk janë ligjërisht të detyrueshme, kanë peshë të konsiderueshme në të drejtën ndërkombëtare dhe diplomacy, shpesh herë duke ndikuar në diskutimet globale për çështje të diskutueshme gjeopolitike.