Gjykata gjermane hedh poshtë padinë e grupit mjedisor kundër Mercedesit

Një gjykatë në Gjermani ka hedhur poshtë padinë e një grupi mjedisor e cila kërkonte që prodhuesit të automjeteve Mercedes-Benz t’i ndalohej shitja e makinave me motorë me djegie që lëshojnë gazra serrë pas vitit 2030.

Një gjykatë në Gjermani ka hedhur poshtë padinë e një grupi mjedisor i cili kërkonte që prodhuesit të automjeteve Mercedes-Benz t’i ndalohej shitja e makinave me motorë me djegie që lëshojnë gazra serrë pas vitit 2030.

Gjykata shtetërore në Shtutgart, ku dhe ndodhet selia e Mercedes-Benz Group, bëri të ditur sot se u takon ligjvënësve të vendosin se cilat masa duhet të merren kundër ndryshimeve klimatike, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA. Ajo shtoi se vendime të tilla nuk mund të parandalohen nga një padi individuale në një gjykatë civile.

Grupi Deutsche Umwelthilfe kishte kërkuar që Mercedes-Benz të urdhërohej të mos shiste makina me motorë me djegie që shkaktojnë emetime pas fundit të tetorit 2030. Ata gjithashtu donin që prodhuesi i automjeteve të përmbahej nga shitja e makinave të reja me motorë me djegie përpara kësaj date që do të lëshonte në total më shumë se 516 milionë tonë dioksid karboni.

Deutsche Umwelthilfe tha se planifikon të apelojë vendimin në një gjykatë më të lartë rajonale, duke argumentuar se mosveprimi i politikanëve e detyroi grupin të ndërmarrë veprime ligjore.

Mercedes-Benz e mirëpriti vendimin, duke theksuar se nuk ka dyshim se mbrojtja e klimës është një nga sfidat më të mëdha në historinë njerëzore dhe se kompania mban përgjegjësinë e saj dhe se prej kohësh është orientuar drejt neutralitetit të klimës.

Kategoritë
BotaLajme