Gjykata merr vendim për të dyshuarën që ndihmoi në rrëmbimin e biznesmenit Bedri Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gruas që dyshohet se ndihmoi në rrëmbimin e biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media, kjo Gjykatë ka njoftuar se të dyshuarës i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale “Ndihmë” në kryerjen e veprës penale “Rrëmbim”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës A.R, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Rrëmbimi nga neni 191 paragrafi 3 pika 3.2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kategoritë
LajmeVendi