Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Lajmin ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj.
Ai ka thënë se arrestimi i babait ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit. Blendi ka thënë se nuk e ka idenë se me çfarë motivi tani është arrestuar babai i tij.
Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe ai ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë më 2 nëntor 2023.
Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.