Gjyqtareve kosovare u besohen ndeshjet e UEFA Champions League

Rita Vehapit (gjyqtare kryesore) dhe Fitore Govorit (asistente) u besohen nga UEFA ndeshjet në UEFA Women’s Champions League 2024/25, raundi 1 / CP-Grupi 10.

Ferencvárosi TC – Tallinna FC është ndeshja që do të gjykohet nga gjyqtaret e Kosovës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, më 4 shtator, me fillim në orën 16:30.

Ndeshja e radhës ku Vehapi do të jetë gjyqtare e katërt dhe Govori asistente, do të zhvillohet të shtunën, më 7 shtator.

Kategoritë
Sport