Një nga gjyqtaret më të njohura të futbollit, shqiptarja Emanuela Rusta, është ngopur me mesazhet seksiste që merr si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ajo ka fshirë rrjetet sociale dhe kërkon të vlerësohet për profesionalizmin e saj.
Emanuela Rusta (30 vjeç) tërhoqi vëmendjen pasi u bë gjyqtarja e parë shqiptare nën juridiksionin e FIFA-s. Ajo është e para shqiptare që ka gjykuar një ndeshje të Superligës së meshkujve në Shqipëri dhe në muajt e fundit ka hyrë në skenën evropiane.
Rusta sonte do të ketë një sfidë të madhe dhe do të gjykojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve për femra mes Sporting Lisabonës dhe Real Madridit. Në një deklaratë për AFP, ajo tha se është e lodhur nga komentet për pamjen e saj.
“Duhet të përqendrohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Më është dashur të luftoj shumë për t’u pranuar. Gjykimi nuk është çështje gjinie, por kompetence”, tha Rusta, duke shtuar se e shqetësojnë “titujt seksistë në mediat e vendit të saj”.
👏🏻 Një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid në UEFA Women’s Ch. League.
Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Erinda Kume dhe Mirjeta Salla arbitre anësore. Eglantina Pjetrushaj është përzgjedhur arbitre e katërt në këtë sfidë. pic.twitter.com/v1Jor1oMFg
— FSHF (@FSHForg) September 13, 2024
Për shkak të komenteve mbi pamjen e saj, ajo vendosi të largohej nga të gjitha rrjetet sociale dhe fshiu edhe profilin e saj në Instagram, ku postonte fotografi glamuroze nga jeta e saj private. Nga ana tjetër, ajo lavdëroi kolegët në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Shqiptarë.
“Shoqata gjithmonë ka qenë e fokusuar në promovimin e grave, kështu që rasti im nuk është fundi i procesit. Shpresoj që dita kur katër gra të gjykojnë një ndeshje në kategorinë më të fortë të meshkujve të mos jetë larg. Edhe pse është një ambient që duket kryesisht mashkullor, ndjehem e respektuar mes lojtarëve”, shtoi ajo.
2023-24 UEFA Women's Nations League
05/12/2023
League B – Group 4
19:00 CET – Pardubice (CFIG Arena)
CZECH REPUBLIC – SLOVENIA
Referee: Emanuela Rusta ALB
Assistant Referee 1: Erinda Kume ALB
Assistant Referee 2: Koleta Prenga ALB
Fourth Official: Eglantina Pjetrushaj ALB pic.twitter.com/2t2CjmwvzE— Law 5 – The Ref (@Law5_TheRef) December 6, 2023
Interesante është që, vetëm dhjetë ditë më parë, Rusta gjykoi një ndeshje të rëndësishme edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo drejtoi ekipin e gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në finalen e turneut të Ligës së Kampionëve mes SFK 2000 Sarajevës dhe Benfikës në Koševë, ku kampionet e Bosnjës u eliminuan nga gara më elitare evropiane.
Rusta synon të bëhet si kolegia e saj Stephanie Frappart, e cila u bë gruaja e parë që gjykon ndeshjet e Ligës së Kampionëve për meshkuj. Francezja gjykon edhe në kampionatet evropiane dhe botërore për meshkuj.