Gjyshe me nipin e saj u hodh në lumë në Podgoricë, foshnja shpëtoi nga një parlamentar suedez nga Kosova

Një deputet suedez nga Kosova, Adnan Dibrani, ka shpëtuar sot në Podgoricë një foshnjë dy muajshe nga lumi Moraça, me ndihmën e punëtorëve të Ndërmarrjes Komunale të Podgoricës.

Më parë, një grua 62-vjeçare me një fëmijë në krahë është hedhur në lumë. Në ndihmë kanë ardhur dy punonjës të ndërmarrjes komunale nga Podgorica, të cilët kanë arritur ta nxjerrin nga uji foshnjën, ndërsa Dibrani e ka nxjerrë fëmijën në breg dhe ka arritur të nxjerrë ujin nga mushkëritë e djalit dhe ta rikthejë në jetë.

Gjyshja e djalit nuk mbijetoi

Ambulanca ka reaguar me shpejtësi dhe e ka transportuar djalin në spital. Siç doli më vonë, gjyshja e djalit nuk mbijetoi.

Dibrani u largua pak më vonë me avion nga Podgorica dhe ministri i Brendshëm malazez Filip Axhiq e falënderoi për ndihmën e dhënë në aeroplan.

Kategoritë
LajmeRajoni