Abu Zakkur, i cili jeton në qytetin sirian Halep plotësisht 42 vjet, vesh vetëm rroba të verdha
Siriani Abu Zakkur, i cili afër gjysmë shekulli vesh rroba të verdha, synon të bëhet pjesë e Librit të Rekordeve Guinness, raporton Anadolu.
Abu Zakkur, i cili jeton në qytetin sirian Halep plotësisht 42 vjet, vesh vetëm rroba të verdha.
Zakkur që nga viti 1983 zgjedh të verdhën në çdo veshje, nga pantallonat te xhaketat, nga çorapet e deri te kapela, ndërsa shprehet se këtë ngjyrë e ka zgjedhur për të përhapur gëzim, lumturi dhe dashuri.
Ai me këtë veshje gjithashtu tërheq vëmendjen e banorëve të qytetit.
Banori i Halepit, Zakkur, i cili ndryshe njihet edhe si “Njeriu i Verdhë” në qytet, synon të bëhet pjesë e Librit të Rekordeve Guinness.