Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon familjet në nevojë në Kosovë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, ka filluar shpërndarjen e ndihmave me veshje dhe këpucë dimërore për familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, ka filluar shpërndarjen e ndihmave me veshje dhe këpucë dimërore për familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës dhe atë të Vushtrrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shpërndarjen e ndihmave në Mitrovicë morën pjesë ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë, Çağrı Sakar, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka, deputetja Fidan Brina Jılta, dhe në cilësinë e përfaqësuesit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke Ercan Tan dhe menaxheri rajonal për Evropë dhe Amerikë Nadir Tülek.

Përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe, Tan, në një prononcim për AA, tha se po i çojnë në vend porositë e bamirësve që kanë bërë donacione në Kosovë.

Ai theksoi se do të vazhdojnë të mbështesin ata që kanë nevojë me ardhjen e muajve të dimrit.

“Kishim ardhur para pandemisë dhe gjatë pandemisë me maska ​​dhe pajisje oksigjeni. Falë Zotit, pandemia është lehtësuar pak, tani jemi në Kosovë me vëllezërit dhe motrat tona. Kemi ardhur tek ata me rreth 80 mijë rroba, këpucë dhe veshje të ndryshme”, tha ai.

Ambasadori Sakar tha se si Türkiye, ai vazhdon të qëndrojë pranë Kosovës në të gjitha fushat.

“Shpresoj që këto ndihma që do të shpërndahen sot në Mitrovicë do të jenë të dobishme për ata që kanë nevojë. Edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të ofrojmë gjithë ndihmën tonë”, u shpreh ai.

Ministri Damka tha se komuniteti turk që jeton në Kosovë ofron mbështetjen e nevojshme që ndihmat nga Türkiye të arrijnë tek ata që kanë nevojë.

Ndihma, e përbërë nga rreth 80 mijë veshjesh dhe këpucësh dimërore të sjella nga Türkiye, do t’u shpërndahet njerëzve në nevojë në rajone të ndryshme të Kosovës përmes Kryqit të Kuq të Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi