Glauk Konjufca po përgatit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për t’u bërë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Kështu kanë konfirmuar burime të Gazeta Metro brenda LVV.
Edhe pse zgjedhjet lokale nuk mbahen deri në vitin 2025, LVV ka filluar që të mendoj për to dhe të përgatit kandidat për kryetar të komunave. Njëri ndër ta është edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Burime të Gazeta Metro brenda LVV kanë konfirmuar se Konjufca po përgatitet nga kjo parti, për t’u bërë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021e humbi garën në Prishtinë, ku kandidat ishte Arben Vitia. Ai humbi përballë kryetarit aktual Përparim Rama, i cili fitoi 51% të votave.Arben Vitia tashmë qartë nuk shihet si kandidat që do të garojë sërish për Prishtinë. Humbjen në kryeqytet në zgjedhjet lokale LVV e ka marrë seriozisht dhe tashmë kanë filluar gjahun për kandidatët potencialë edhe jashtë strukturave të veta.
Vlen të theksohet se në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca mori 36 mijë e 751 vota në Prishtinë. /gazetametro.net