Glauk Konjufca ‘shpërthen’ me lëvdata për Kurtin, lidhet me Skype nga Tirana

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ‘shpërthyer’ me lëvdata për kryetarin e VV’së, Albin Kurti. Këto lavdata ia tha në tubimin ku Kurti po prezanton programin e tij për mandatin e ri.

Konjufca në pamundësi për të qenë prezent në këtë udhëtim, ai u lidh drejtpërdrejt me Skype nga Tirana.

Në fjalimin e tij hyrës, Konjufca e quajti Kurtin si ‘kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i VV’së’.

“I nderuari kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Të dashur aktivistë, ,më vjen keq që nuk jam fizikisht aty me juve, por me shpirt e me zemer e me mendje. Ndodhem në Shqipëri për një vizitë zyrtare këtu. Por, më vjen mirë që jemi bashkë e të mund t’ju drejtohem.

Rrugëtimi ynë nuk ishte shumë i gjatë, por me ngjarje e aktivitete nuk ishte rruga aspak e shkurt, e lehte, jo se jo. Sakrifica ka qenë në themelet e këtij rrugëtimit tonë të përbashkët”.

“Neve na besoi populli sepse jemi të drejtë, të pakorruptuar, kombëtar e të panënshtruar. Ne arritëm këtu ku jemi edhje falë një fakti tjetër shumë të rëndësishëm. Ne e patëm po ashtu një drejtues të pathyeshëm, dhe vizionar, shumë të përgatitun e të sinqert. Modest për vete dhe shumë i vendosur për të mirën e popullit, dhe ky është Albin Kurti. Në fund të viteve të 90-ta, kur populli ynë ndodhej përpara mizorisë së gjenocidit të Serbisë, ai e ndau fatin e vështirë bashkë me popullin e vet dhe pastaj si një i buirgosur politik ishte shembull i qendresës që frymëzoi edhe të tjerët me këtë qendrës. Gjithnjë ishte i gatshëm që ta jepte edhe jetën në ato rrethana. Pas themelimit të VV’së, edhe gjatë aktiviteteve tona të panumërta, ai ishte i pari i gatshëm për sakrificë, i pari që arrestohej dhe gjithsesi me imunitetin më të lartë në mesin tonë edhe ndaj presionit edhe ndaj privilegjit”, tha ai.

Madje Konjufca thotë se Kurti kurrë nuk drejton i vetëm, dhe këtë e thotë në cilësinë e një dëshmitari, pasi që ishte bashkëthemelues i VV’së së bashku me Kurtin.

“Më vjen mirë që jemi në këtë moment  dhe që përpara nesh do ta kemi njeriun i cili na drejtoi deri këtu, por njeriu i cili kurrë nuk drejton i vetum dhe i vetmuar. Unë këtu po flasë si një dëshmitar, si një bashkëthemelues i VV’së, së bashku me Albin Kurtin, si një bashkaktivist, i cili kemi qenë në krahë të njëri tejtrit për gjatë gjithë kohës. Po e jap dëshminë time, që Albin Kurti nuk është njeri që drejton individualisht”, tha Konjufca.

Kategoritë
LajmeVendi