Goditen plantacionet me marijuanë në Spanjë, 3 të arrestuar, mes tyre edhe 1 shqiptar

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar tre plantacione marijuanë të vendosura në disa prona luksoze në Calpe. Një person është arrestuar dhe është dërguar në burg, ndërsa dy të tjerë janë ende nën hetim.

Hetimet kanë nisur që prej muajve të verës e deri në dhjetor të vitit të kaluar me qëllim uljen e nivelit të kërcënimeve si edhe goditjen e trafikut të drogës.

Në pranga bëhet me dije se kanë rënë 3 persona, të moshës 21 deri në 36 vjeç, njeri prej të cilëve është shqiptar.

Të gjithë janë akuzuar për krime kundër shëndetit publik, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe dëmtime.Gjendja totale e veprimeve të kryera ka përfunduar me konfiskimin e 1.000 bimëve marihuanë, 10 kilogramë sytha të së njëjtës drogë, 6.000 euro para cash dhe një automjeti, si dhe materialit të përdorur për kultivim me vlerë 25.000 euro.

Kategoritë
BotaLajme