Goditja brenda Rusisë është një “vendim jetik”, thotë shefi i stafit të Zelenskyt

Shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se përdorimi i armëve perëndimore për të goditur brenda Rusisë ishte një vendim jetik që do të ndikonte në aviacionin taktik të Moskës dhe aftësinë e saj sulmuese në rajonet kufitare.

“Kjo do të ndikojë në zhvillimin e luftës, planifikimin e veprimeve kundërsulmuese dhe do të dobësojë aftësitë e rusëve për të përdorur forcat e tyre në zonat kufitare”, tha Andriy Yermak në Telegram.

Rusia ka thënë se masa do të shënonte një përshkallëzim të konfliktit dhe ka kërcënuar me luftë me NATO-n nëse armët perëndimore përdoren në hapësirën e saj ajrore, shkruan Sky News.

 

Kategoritë
BotaLajme