Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Izraelit u përjashtua nga kombëtarja sepse dëshiron të flejë vetëm

Kombëtarja e Izraelit ka kohë që luan pa Eran Zahavin (35). Golashënuesi më i mirë në historinë e përzgjedhjes (33 gola) nuk u ftua as në mars për ndeshjet e para kualifikuese të kombëtares së tij për në Euro, dhe L’Equipe zbulon historinë e pabesueshme që qëndron pas këtij vendimi.

Në fillim të kualifikimit, izraelitët barazuan me Kosovën (1:1), dhe më pas u mposhtën nga Zvicra (3:0), dhe shumë njerëz nuk e kuptuan pse Zahavi nuk ishte në skuadër.

L’Equipe raporton se sulmuesi i Maccabit kërkoi të kishte një dhomë për vete në çdo mbledhje, një favor që i është bërë vitet e fundit.

Por përzgjedhësi, Alon Hazan, vendosi t’ia mohojë këtë privilegj në fund të vitit të kaluar. Pak javë më parë Zahavi ka diskutuar për një rikthim të mundshëm dhe ka kërkuar që të lejohet të jetë vetëm ditën e ndeshjes, por përzgjedhësi ka refuzuar dhe pas kësaj është e vështirë të besohet se Zahavi do të rikthehet në kombëtare.

Përpara rifillimit të Eurokualifikimeve në qershor, trajneri Hazan, tashmë nën presion të madh, nuk e ka mbyllur përfundimisht dosjen e Zahavit, por më shumë se një çështje dhome, kjo aferë i ngjan më shumë një lufte egosh.

Zahavi luajti 70 ndeshje për Izraelin dhe shënoi 33 gola.

Kategoritë
Sport