Goli i jashtëzakonshëm i Thaqit me Ballkanin, zgjidhet më i bukur i javës në Conference League

Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen e parë historikë në fazën e grupeve të Conference League ditën e djeshme duke mposhtur me rezultatin madhështor 3-4 Sivassporin.

Golin e parë për klubin nga Kosova e shënoi kapiteni Armend Thaqi, pas një goditje të mahnitshme nga jashtë zone.

UEFA Conference League e ka cilësuar golin e kapitenit të Ballkanit si më të bukurin e javës.

Kategoritë
Sport