Goli i Mërgim Berishës zgjidhet goli i sezonit në UEFA Ligën e Evropës

Futbollisti i klubit turk Fenerbahçe, Berisha, u bë golashënuesi më i mirë i sezonit duke lënë pas Mirko Ivanic-in dhe Rafael Borre-n.

Goli i futbollistit nga Gjermania me origjinë kosovare, Mërgim Berisha, është zgjedhur goli i sezonit 2021-22 në UEFA Ligën e Evropës.

Sipas njoftimit në ueb-faqen e Liga së Evropës të UEFA-së, futbollisti i klubit turk Fenerbahçe, Berisha, u bë golashënuesi më i mirë i sezonit duke lënë pas Mirko Ivanic-in (Crvena Zvezda) dhe Rafael Borre-n (Eintracht Frankfurt).

Berisha kishte shënuar një gol me vole në minutën 29-të në ndeshjen e Fenerbahçe-s kundër ekipit belg Royal Antwerp më 4 nëntor 2021, të cilin ekipi turk e fitoi 3-0.

https://www.youtube.com/shorts/aL5gDNzVL18

 

Kategoritë
Sport