Goli i vitit është shënuar në Argjentinë, shikoni magjinë për fitoren në minutën e 90-të

Futbollisti i Lanusit argjentinas Walter Bou mbrëmë ka theksuar kandidaturën serioze për çmimin prestigjioz Ferenc Puškaš, që jepet për golin më të mirë të vitit.

Bou ishte shënuesi i golit për fitoren e Lanusit kundër Tigres me rezultatin 3:2, dhe për të festuar realizoi një lëvizje spektakolare, duke shënuar me gërshërë nga 20 metra largësi.

Fillimisht ai pranoi topin në gjoks pas një pasimi nga Mateo Sanabria, u kthye me shpinë drejt portës dhe pastaj me një gërshërë magjike kaloi portierin për rezultatin 3:2.
Mediet dhe tifozët në Argjentinë janë të mahnitur dhe shkruajnë se në Lanus pas kësaj po përhapet “era” e Puškaş-it, domethënë çmimi për golin më të mirë të vitit.

Përndryshe, Lanus pas nëntë raundeve të luajtura në kampionatin argjentinas ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë, kryesues është Huracan, ndërsa Tigre zë vendin e 21-të.

 

Kategoritë
Sport