Goma e makinës zyrtare doli nga vendi, Vuçiç shpëtoi nga incident

Presidenti i Serbisë Vuçiç, gjatë udhëtimit, shpëton nga një aksident me makinën zyrtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kaluar momente të vështira pasi goma e makinës së tij zyrtare, që ishte në lëvizje, ka dalë nga vendi. Vuçiç shpëtoi pa lëndime nga incidenti.

Vuçiç i shpëtoi për pak një aksidenti fatal…

Gjatë vizitës në një fshat në veri të vendit, makina e blinduar e Vuçiçit, që ishte në lëvizje, pësoi një defekt të rëndë pasi njëra nga gomat doli jashtë kontrollit.

Pas incidentit, shoferi ndaloi automjetin pranë rrugës dhe  nuk pati të lënduar. Vuçiç u transferua në një makinë tjetër për të vazhduar axhendën e tij të vizitave.

HETIMI KA NISUR

Presidenti Vuçiç, në një deklaratë, tha: “Pasi vizitova fshatin Melenci, isha duke shkuar drejt fshatit Mokrin përpara mitingut të madh në Kikinda. Makina që përdorja pësoi një defekt. Nuk di nëse goma shpërtheu apo u dëmtua në tërësi. Këtë do ta përcaktojnë organet përkatëse.”

THA SE NUK KA NEVOJË PËR ALARM

Vuçiç deklaroi gjithashtu se ekipi i tij i sigurisë është shumë i disiplinuar dhe se ata ndryshojnë rregullisht renditjen e automjeteve në konvoj, prandaj ai këtë herë ndodhej në makinën e parë.

Ai theksoi se nuk ka arsye për shqetësim, ndërsa Ministria e Brendshme e Serbisë ka nisur hetimet për rastin.

Kategoritë
LajmeRajoni