Përdoruesit në SHBA tani shohin “Gjirin e Amerikës” ndërsa ata në Meksikë vazhdojnë të shohin emrin origjinal. Përdoruesit jashtë dy vendeve do të shohin emrin origjinal me emrin e preferuar të Trumpit në kllapa.
Kompania e teknologjisë “Google” ndryshoi zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës në aplikacionin e saj Hartat (Maps) pas një ndryshimi të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Google” tha se brenda SHBA-së, ajo ndjek Sistemin e Informacionit të Emrave Gjeografikë të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, i cili ka miratuar zyrtarisht ndryshimin e emrit që përfshin pjesën më të madhe të bregut lindor të Meksikës dhe Jugut të SHBA-së.
Përdoruesit në SHBA tani shohin “Gjirin e Amerikës” ndërsa ata në Meksikë vazhdojnë të shohin emrin origjinal. Përdoruesit jashtë dy vendeve do të shohin emrin origjinal me emrin e preferuar të Trumpit në kllapa.
Ndërkaq, “Apple Maps” vazhdon të mbajë emrin origjinal.
Midis valëve të njëpasnjëshme të urdhrave ekzekutivë të lëshuar nga Trump, ishte edhe riemërimi i këtij gjiri të njohur si Gjiri i Meksikës për shekuj.
Urdhri ndryshoi gjithashtu emrin e malit Denali të Alaskës, emri i malit me majën më të lartë në Amerikën e Veriut, përsëri në malin McKinley.