Grabiste banesat në Itali, arrestohet “skifteri” shqiptar

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga si autor i disa grabitjeve të kryera në Brescia në Itali.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se ditët e fundit autoritetet kishin identifikuar makinën me të cilën disa persona kishin kryer grabitje në territoret e Valle Camonica, Val Trompia dhe Franciacorta.

Menjëherë kanë nisur kontrollet për të identifikuar autorët. Gjatë momentit të ndalimit 44-vjeçari ka tentuar të arratiset, por u ndalua nga autoritetet.

Brenda makinës së tij u gjetën doreza, pishtarë dhe mjete të ndryshme për vjedhje. Personi i arrestuar, i dënuar dhe me precedentë për krime kundër pronës, u dërgua në burg në kantonin Mombello në Brescia. 

Kategoritë
BotaLajme