Grabitja në pompën e derivateve, deklarohet Policia

Siç raportoi Indeksonline, sot një pompë e derivateve është grabitur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.

Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve.

Kategoritë
LajmeVendi