Graham zbulon se si plani arab do t’u mundësonte banorëve të largoheshin nga Gaza nëse dëshirojnë: “Jam optimist”

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham tha se shtetet arabe po punojnë për hartimin e një plani rehabilitimi për Gazën, i cili do t’u mundësonte palestinezëve në Gaza të largoheshin nga enklava nëse dëshirojnë, ndërsa ata që duan të qëndrojnë, mund të qëndrojnë.

Propozimi arab për të cilin raportohet do të ishte disi një kompromis midis planit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të Gazës, i cili parashikonte zhvendosjen e përhershme të palestinezëve, dhe deklaratave të disa liderëve arabë që hedhin poshtë idenë e largimit të palestinezëve nga Gaza.

Graham u tha gazetarëve në një konferencë shtypi dje në Izrael se aleatët arabë po punojnë “për të hartuar një plan që do t’u mundësonte palestinezëve të largoheshin nëse dëshironin, por nëse nuk dëshironin, të qëndronin gjatë periudhës së rindërtimit”.

“Jam mjaft optimist se bota arabe do të gjejë një plan për t’i treguar Trumpit se si të trajtojë çështjen palestineze, pa i dëbuar të gjithë,” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme