Akil Gjakova e ka kaluar me sukses edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.
Xhudisti kosovar e mundi në raundin e tretë kanadezin, Arthur Margelidon.
Në raundin e katërt është kualifikuar po ashtu edhe Dardan Cena në kategorinë e njëjtë me Akilin, deri në 73 kilogramë.
Sot po garon edhe Laura Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, e cila e ka kaluar pengesën e parë dhe gjendet në raundin e tretë.