Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.
“Dardanët” janë pjesë e grupit B, së bashku me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.
“Dardanët” janë pjesë e grupit B, së bashku me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.
Herën e kaluar, Kosova e Zvicra barazonin në të dyja ndeshjet (2-2 dhe 1-1) në kualifikimet e “EURO 2024”.Për dy ndeshjet e ardhshme, që do të luhen gjatë vitit 2025, ka folur edhe kapiteni i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Xhaka ka thënë se është ndjenjë e veçantë dhe e bukur për të dhe familjen e tij.
“Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”, ka thënë Xhaka, shkruan “Blick”.
Ndeshjet kualifikuese nisin nga marsi i vitit 2025 dhe përmbyllen në nëntor të po atij viti./GazetaExpress/