Gratë e lojtarëve të kombëtares braziliane thyejnë stereotipet për marrëdhëniet midis modeleve dhe futbollistëve

Skuadra e futbollit brazilian sot luan kundër Kroacisë dhe një fitore e mundshme do ta çojë në gjysmëfinale. Gjysmat e tyre më të mira po i bëjnë tifo nga tribunat e stadiumit në Katar.

Disa gra të futbollistëve brazilianë thyejnë stereotipet për marrëdhëniet midis futbollistëve dhe modeleve, dhe profesionet e tyre janë të ndryshme. Disa janë mjekë, inxhinierë, këngëtarë dhe stilistë.

Natalia Becker

Mjekja bukuroshe 31-vjeçare Natalia Becker u takua me Alisson Becker në vitin 2012, dhe u martuan në vitin 2015. Së bashku ata kanë tre fëmijë – Helena, Matteo dhe Rafael.

“Mendoj se kjo më dallon nga futbollistët e tjerë. Edhe nëse nuk ndihesh mirë, më mirë të jetosh me një mjek sesa me një modele”, tha dikur bashkëshorti krenar.

Monique Salum

Përveçse janë mjeke, gratë e futbollistëve brazilianë si Monique Salum mburren edhe me një diplomë në inxhinieri kimike. Pas studimeve në Universitetin e Belo Horizonte, ajo punoi në Qendrën për Zhvillimin e Teknologjisë Bërthamore.

Bukuroshja Salum ka udhëtuar drejt Katarit ku po bën tifo për bashkëshortin e saj Frederico Chaves Guedes në Kupën e Botës.

Karol Kabrino

I zgjedhuri i portierit Marquinhos dizajnon rroba për bebe. Marka e saj e veshjeve Cabrino Baby është shumë e njohur, dhe para ditëve të saj sipërmarrëse, Carol ishte këngëtare.

Se ajo mund të këndojë u zbulua në një reality show brazilian të vitit 2004, dhe më pas e vuri re edhe Marquinhos. Në atë kohë ai ka kontaktuar me bukuroshen 27-vjeçare përmes Facebook-ut dhe kështu ka nisur lidhja e tyre.

Anna Mariana Casemiro

Gruaja e Casemiro, Anna Mariana po përshtatet me jetën në Mançester pasi ai u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar Manchester United këtë verë.

 

Anna është një grimere dhe përpiqet të balancojë jetën e saj private dhe karrierën dhe rrit vajzën e tyre 6-vjeçare Sara dhe djalin një-vjeçar Cai.

Kategoritë
Sport