Një bashkëpunim i shërbimeve policore maqedonase dhe greke, çoi në sekuestrimin e 105 kilogram kokainë në Selanik. Në pranga ranë 10 persona, 7 shtetas të Greqisë dhe tre shtetas të Shqipërisë.
Katër persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë, janë privuar nga liria në Maqedoni.
Ministria e Brendshme atje bën me dije se sekuestrimi është rezultat i një shkëmbimi disa mujor të informacionit dhe i bashkëpunimit të suksesshëm me Shërbimin Kundër Drogës nga Selaniku.
Kokaina ishte fshehur në kuti me banane.
Bëhet fjalë për persona të cilët si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike kokainë nga Ekuadori në portin e Selanikut me synimin për ta shpërndarë më pas kokainën në disa shtete.
Kokaina ka mbërritur në portin e Selanikut e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane nga Ekuadori, të cilat janë porositur dhe paguar nga një person juridik nga Shkupi.
Pronari dhe drejtuesi i personit juridik është A.K. (70) nga Shkupi, i cili gjatë vitit 2022 e ka regjistruar personin juridik në marrëveshje me S.G. (58) nga Gjevgjelia, për ta përdorur për importimin e frutave nga Amerika e Jugut.
Pas mbërritjes në Selanik, kontejnerët janë marrë nga një mjet mallrash me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga shtetasi maqedonas M.M. (30), i cili u punësua nga S.G.. Pasi M.M. mori përsipër dhe ngarkoi kontejnerin, me makinën e ngarkesave u drejtua për në një magazinë afër Selanikut.
Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen
Pas një kohe të shkurtër Shërbimi i Drogës nga Selaniku ka gjetur mjetin në magazinë dhe në të ka gjetur dhe sekuestruar 105 kilogramë kokainë.
M.M. është arratisur por pasi ka hyrë sot në territorin maqedonas përmes brezit të gjelbër të kufirit shtetëror midis Greqisë dhe Maqedonisë është kapur nga policia maqedonase.
“Në orët e mbrëmjes së datës 8 maj dhe gjatë gjithë ditës së djeshme nga Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave, Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme pranë Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Njësinë për Trafikim të Paligjshëm të Drogave në SVR Shkup, OVR Gjevgjeli dhe Drejtoria doganore për sigurimin e provave materiale shtesë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive dhe në bazë të urdhrave të pranuara për bastisje të banesës dhe lokalit nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup janë kryer kontrolle në banesën ku banon A.K. dhe në cilën adresë është regjistruar personi juridik, është kryer kontrolli në shtëpinë e S.G. në Gjevgjeli, si dhe në objektin afarist të dy personave juridik ku i njëjti është pronar dhe menaxher, si dhe është bërë bastisje në shtëpinë e S.M. (30) në komunën e Bogdancit, pronar dhe menaxher i personit juridik në të cilin është regjistruar autovetura dhe rimorkio” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Grekë, shqiptarë dhe maqedonas në rrjetin e drogës/ Kapen
Gjatë kontrolleve, personave juridikë u konfiskuan dokumentacionin e blerjes dhe importit të frutave nga Amerika e Jugut, celularë, para dhe sende të tjera që do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtejshme.
Personat janë privuar nga liria dhe gjatë ditës së sotme Njësiti për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në RSV Shkup do të paraqesë kallëzim penal.