Grenell: Qytetarët amerikanë paguajnë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, të mbushura me aktivistë ekstremë të majtë

I dërguari special Richard Grenell ka kritikuar mediat Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë, duke thënë se ato financohen nga paratë e taksapaguesve amerikanë, ndërsa përhapin ideologji të majta.

Pas kritikave të shumta lidhur me fondet dhe investimet e SHBA-së në sektorin mediatik në Evropë, këshilltari special i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të financuara nga taksapaguesit amerikanë. Ato janë media shtetërore. Këto platforma janë të mbushura me aktivistë ekstremë të majtë,” ka shkruar Grenell në rrjetin X.

Të dyja mediat financohen nga Qeveria e SHBA-së. Radio Evropa e Lirë u themelua në vitin 1950 në Pragë, me qëllimin e promovimit të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut në vendet e Evropës Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Zëri i Amerikës u krijua në vitin 1942 në SHBA si një transmetues global radiofonik, që operon në më shumë se 40 gjuhë në mbarë botën.

Kategoritë
BotaLajme