Greqi, 4 emigrante humbin jetën nga fundosja e një varke në ishullin Samos

Katër emigrante, trupat e të cilëve u gjetën, humbën jetën kur një varkë plastike me emigrantë u fundos në gjirin jugperëndimor të ishullit Agios Isidoros

Të paktën katër emigrante kanë humbur jetën në një varkë që u fundos në ishullin grek Samos për shkak të motit të keq, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat lokale, katër emigrante, trupat e të cilëve u gjetën, humbën jetën kur një varkë plastike me emigrantë u fundos në gjirin jugperëndimor të ishullit Agios Isidoros.

Pesë prej emigrantëve që ndodheshin në varkë arritën në breg dhe 20 tjerë, të cilët u gjetën në tokën greke, po merren në pyetje nëse ishin në të njëjtën varkë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AMNA, një operacion i gjerë kërkimi dhe shpëtimi, nga toka dhe ajri, është duke u zhvilluar për të gjetur 25 emigrantët e zhdukur.

Kategoritë
BotaLajme